Napoli-Frosinone, 37 gola në pjesën e dytë

Futboll

Napoli-Frosinone, 37 gola në pjesën e dytë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 07:11
Elseid Hysaj

Napoli i ka fituar të dy ndeshjet e mëparshme që ka luajtur kundër Frosinone-s në Serinë A, duke shënuar nëntë gola dhe duke pësuar vetëm një. 

Statistika

– Napoli i ka fituar 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A kundër ekipeve që sapo ishin ngjitur në Serinë A duke shënuar 3.2 gola për ndeshje.

– Napoli nuk ka pësuar asnjë humbje në 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në “San Paolo” (9 fitore, 3 barazime), por ata kanë fituar vetëm një nga tre të fundit që kanë luajtur në shtëpi (2 barazime).

– Frosinone  ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionatin italian (1 fitore, 4 barazime).

– Frosinone nuk ka arritur të shënojë gol në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë.

– Napoli ka shënuar 18 gola në pjesët e dyta të ndeshjeve të këtij sezoni (më shumë se çdo skuadër tjetër e kampionatit), ndërsa Frosinone është ekipi që ka pësuar më shumë në pjesën e dytë (19).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat