Nainggolan nuk luan ndaj PSV, Vecino në dyshim

Futboll

Nainggolan nuk luan ndaj PSV, Vecino në dyshim

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:57
Mauro Icardi i pavërejtur ndaj Juves,

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka zbuluar se Radja Nainggolan është jashtë sfidës vendimtare ndaj PSV-së.

Ndërkohë, në dyshim të madh është edhe Matias Vecino i cili po ashtu është në dyshim për sfidën kruciale të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurët kanë nevojë për fitore ndaj kampionit të Holandës, ndërsa duhet të shpresojë se Tottenhami nuk fiton në Camp Nou.

“Nainggolan nuk do të jetë gati me kohë për të martën. E lashë Vecinon në stol sepse ka pasur problem muskular dhe nuk mundi të luajë”.

“Ne do të shohim nëse ai rikuperohet për të martën, por mjeku ka thënë që ta lëmë të psuhojë dhe do të rikuperohet”.

“Duke parë se Roberto Gagliardini dhe Joao Mario nuk janë në listën tonë, është dashur ta lë Borja valeron në stol dhe më pas ta psuhoj Politanon që të jetë në formë për të martën”, deklaroi Spalletti.

Interi humbi nga Juventusi me rezultat minimal 1-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat