Xavi: Këta janë tre lojtarët që i duhen shumë Barcelonës

Futboll

Xavi: Këta janë tre lojtarët që i duhen shumë Barcelonës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:01
Barcelona

Paris Saint Germian raportohet të ketë arritur marrëveshje me Ajax, për transferimin e talentit Frankie de Jong.

21 vjeçari do t’u kushtojë kampionëve të Francës hiq më pak se 75 milionë euro, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë i Ajax.

Pas një sërë ndeshjesh mahnitëse me Ajaxin në Holandë, De Jong ishte cak i shumë skuadrave të Evropës, e në veçanti Barcelonës.

Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur Barcelona, Xavi Hernandez, ka thënë se De Jong është një lojtar që i është dashur Barcelonës, duke e krahasuar atë me Sergio Busquets.

“Unë nuk e kam parë shumë atë, por ajo që pashë më ka mahnitur. Stili i lojës së tij më kujton Sergion. Shkolla e Ajax është e ngjashme me Barcelonën. Përfundimisht, të gjithë ne po mësonim nga Cruyff, jemi pjesë e shkollës holandeze. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se De Jong mund të përshtatet në stilin e lojës tonë”, ka deklaruar Xavi.

“Arthur, Rabiot dhe De Jong, janë lojtarët për të cilët ka nevojë Barcelona. Janë teknikisht të përsosur, punojnë shumë për ekipin dhe janë shumë të talentuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat