Talenti që pozon me Messin është afër Real Madridit

Futboll

Talenti që pozon me Messin është afër Real Madridit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:31
Messi dhe Leonardo Balerdi

Real Madrid është vënë seriozisht pas talentit argjentinas, Leonardo Balerdi. Mbrojtësi 20 vjeçar i Boca Juniors po llogaritet si një nga lojtarët defenzivë më perspektivë në Amerikën Latine.

Barcelona, Manchester United e Juventus janë skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për të.

Por, Real Madridi me agjentët e saj në Argjentinë kanë vënë kontaktet e para me Bocan për të rrëmbyer mbrojtësin fantastik. Agjentët e Realit raportohet se e kanë përcjellur vazhdimisht Balerdin në Bombonera duke u mahnitur nga klasi i tij.

20 vjeçari e ka idhull Messin me të cilin pozon fotografi, por që shpejt mund ta ketë rival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat