Sot luhen 4 duele, të Kupës së Kosovës

Futboll

Sot luhen 4 duele, të Kupës së Kosovës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:37
Ilustrim

Në mesin e katër dueleve pritën të zhvillohen, ndeshjë të forta të cilat zgjojnë interesimin për tu parë nga afër.

Në Pejë zhvillohen ndeshja mes dy rivalëve të vjetër, të cilët tanimë garojnë në Ligën e parë, skuadrës së Besës nga Peja dhe Vëllaznimit nga Gjakova.

Ismet Munishi, trajner i skuadrës së Vëllaznimit e njeh shumë mirë ekipin pejan, pasi pak kohë më parë ishte pjesë e tyre. Në këtë takim gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, i shoqëruar nga dyshja Bensik Morina dhe Safet Berisha.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Prizren, ku Liria pretë skuadrën e Prishtinës. Prishtina nuk njehë humbje tash e një kohë të gjatë, mirëpo Liria do të mundohet të shkaktoj befasinë në këtë raund të garave.

Gjyqarët kryesor të kësaj ndeshjeje do të jenë Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri dhe Benon Këpuska.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Fushë Kosovës  dhe Ferizajit. Ndeshje e cila pritet të jetë mjaftë interesante, pasi që edhe në cilësi nuk është daillimi i lartë mes këtyre dy skuadrave.

Ndërkohë që ndeshja e fundit e ditës së sotme do të luhet në Gjilan, ku kampioni Drita do ta presë skuadrën e Minatorit.

Skuadra e udhëhequr nga Faruk Statovci do të mundohet të bëjë befasinë e këtij kompeticioni , duke u munduar ta mposhtë edhe Dritën  para tifozëve të saj.

Të gjitha këto ndeshje do të fillojnë nga ora 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat