Ja viti kur burri i këngëtares famëkeqe serbe Cecës kishte uzurpuar stadiumin e Prishtinës

Futboll

Ja viti kur burri i këngëtares famëkeqe serbe Cecës kishte uzurpuar stadiumin e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:51
Ja viti kur burri i këngëtares famëkeqe serbe Cecës kishte uzurpuar stadiumin e Prishtinës

Kryekrimineli Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, e gjithë bota e njeh emrin e tij për masakrat që ka kryer në Kosovë, në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë. Arkan u vra në vitin 2000! Arkan njihet prej kriminelëve më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, por ai një kohë kishte pushtuar Kosovën madje kishte rrasur hundët edhe në stadiumin e futbollit të Prishtinës. Në periudhën 1992-1993, ka qenë kryetar i klubit të futbollit fantom Prishtina!  

Këngëtarja famëkeqe Ceca apo siç njihet me emrin Svetllana Veliçkoviq – Razhnjatoviq, ka qenë bashkëshorte e Arkanit! Burri i saj sa ishte në krye të klubit të futbollit Prishtina fantome, nuk kishte lë gjë të keqe pa bërë, por në një rast është sulmuar, pra me 10 tetor të vitit 1993 në stadiumin e Novi Pazarit.

Image

Në ndeshjen mes Novi Pazarit dhe Prishtinës fantome, e cila kishte përfunduar me rezultat 1:1, por që u shkaktuan trazirat në stadium, kur u sulmua kryekrimineli Arkan dhe siç ishte raportuar atëkohë nga mediat shoveniste serbe, janë thyer xhamat e autobusit të klubit fantom dhe ishte demoluar xhipi i Arkanit. Ndërkaq, sot Ceca siç raportohet është futur në Kosovë, bashkëshortja e kryekriminelit me të madh!  Përthyer në shqip, të njëjtën politikë e kanë pasur për shqiptarët si Ceca si Arkani, pra shfarosjen e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat