Topi i Artë 2018, vota të manipuluara dhe një gazetar që nuk ekziston

Futboll

Topi i Artë 2018, vota të manipuluara dhe një gazetar që nuk ekziston

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Luka Modric

Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, por siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit, ka dyshime për sa i përket votimeve dhe ato vijnë nga Afrika.

Gazetari i ishujve Comore, Abdou Boina, mësohet se nuk ekziston fare. Këtë e zbulon një fotograf, Toimimu Abodu, që kishte punuar me sitin albaladcomores, duke deklaruar se e përditshmja nuk ekziston prej disa vitesh. Ndërkohë, presidenti i uniotit të shtypit sportiv në Comore, shtoi se nuk ka asnjë gazetar me emrin Abdou Boina në shoqatën e tyre.

Problemi tjetër ka ardhur nga Trinidad dhe Tobago, ku gazetari Ladana Liburd ka akuzuar se klasifikimi i tij për Topin e Artë është manipuluar. Në një postim në Twitter, ai konfirmoi se kishte votuar në këtë rend: Messi, Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann. Ndërkohë, klasifikimi zyrtari Trinidad dhe Tobagos ishte:Griezmann, Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi. Kjo nuk është hera e parë që ka pasur konfuzion në lidhje me votimet, sidomos nga vendet e vogla, por gjithsesi kjo nuk pritet të ndryshojë asgjë me rezultatin përfundimtar.

Pas 10 vitesh dominim, ku Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi fituan nga 5 herë secili Topin e Artë, Luka Modric u bë kroati i parë në histori që e fiton këtë çmim prestigjoz, duke thyer hegjemoninë e portugezit dhe argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat