Shaqiri me Liverpoolin dërrmuan Bournemouthin

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin dërrmuan Bournemouthin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:06
Shaqiri me Liverpoolin dërrmuan Bournemouthin

LIverpooli përkohësisht merr kreun e tabelës në Premier League.  Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri me Liverpoolin e dërrmuan me rezultat 4:0 Bournemouthin, në ndeshjen e javës së 16-të.

Vendasit nuk kishin forcë t’i bëjnë ballë skuadrës së shqiptarit dhe qysh në 45 minutat e parë kapitulluan. Egjiptiani Mohamed Salah dhuroi lojë të bukur dhe shënoi het-trik. Shaqa u tregua mjaft i mirë dhe u zëvendësua në minutën e 65-të nga Mane.

Në minutën e 25-të, futbollisti Mohamed Salah kaloi në epërsi Liverpoolin. Në minutën e 48-të, Firmino asiston dhe Salah shënon për 0:2. Cook shënon autogol dhe 0:3 në minutën e 68-të. Salah shënon het-trik dhe thellon fitoren në 0:4 në minutën e 77-të. Liverpooli kryeson me 42 pikë por ka një takim më shumë se Manchester City që është në vend të dytë me 41.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat