Atletico Madrid fiton tri pikë të mëdha

Futboll

Atletico Madrid fiton tri pikë të mëdha

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Pamje nga ndeshja e sotme

Atletico Madridi ka rrëmbyer tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Spanjë. Madridasit para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 3:0 Alavesin e papërshtatshëm. Në minutën e 25-të, Nikola Kaliniç nga afërsia tundi portën e Alavesit, 1:0.

Në minutën e 82-të, Atletico organizoi një kundërsulm, kur Antoine Griezmann me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe e mashtroi edhe portierin, 2:0.  Tre minuta pa përfunduar takimi Rodrigo vulosi fitoren në 3:0.  

Në stadiumin “Wanda Metropolitano” ishin të pranishëm 55.810 shikues dhe u ndanë të kënaqur me fitoren e Atleticos, e cila aktualisht është në vend të dytë me 28 pikë, ka një ndeshje më shumë se Barcelona që udhëheq kreun po ashtu me 28 pikë pas 15 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat