Gjesti madhështor i Salah, refuzon çmimin lojtari i ndeshjes, ia dhuron Milnerit

Futboll

Gjesti madhështor i Salah, refuzon çmimin lojtari i ndeshjes, ia dhuron Milnerit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Gjesti madhështor i Salah, refuzon çmimin lojtari i ndeshjes, ia dhuron Milnerit

Mohamed Salah ka refuzuar ta pranojë çmimin “Lojtari i ndeshjes”, pasi iu ofrua pas hetrikut sensacional kundër Bournemouth.

Egjiptiani ishte i pandalshëm në “Vitality Stadium” duke i siguruar Liverpoolit tre pikëshin e radhës me tri golat e tij.

Pas ndeshjes, nga “Sky Spory” iu ofrua çmimi “Lojtari i Ndeshjes”, por Mohamed Salah nuk e pranoi këtë çmim, shkruan “SportBible”.

Pas këtij gjesti fshihet një “qëllim” madhështor i egjiptianit. Ai ia dhuroi këtë çmim James Milnerit pasi ky i fundit luajti ndeshjen e tij të 500-të në Premierligë.

Ky është një nga ato veprimet e jashtëzakonshme që tregojnë se futbolli është më shumë se sport.

Përveç paraqitjes fenomenale, Salah meriton të duartrokitet edhe për këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat