Fitore e madhe e Tiranës

Futboll

Fitore e madhe e Tiranës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:14
Fitore e madhe e Tiranës

Nga Kastrioti te Kastrioti. Fitorja e fundit për Tiranën me Ze Marian në stol ishte ajo e javës së 8-të ndaj skuadrës krutane, pikërisht ndaj Kastriotit erdhi edhe fitorja e parë e Ardian Memës në stolin e bardhebluve. Në Selman Stërmasi Tirana regjistroi fitoren e 3-të sezonale dhe më të thellën në këtë edicion pasi mposhti me rezultatin 4-0 formacionin e Stavri Nicës. Një fitore bindëse e bardhebluve përballë një rivali direkt në garën për mbijetesë me Tiranën që çlirohet disi dhe i jep një goditje të fortë krizës duke e larguar për momentin dhe duke iu larguar paksa edhe fundit të renditjes, pasi 24-herë kampionët u ngjitën në kuotën e 14 pikëve në vendin e 7-të të klasifikimit duke lënë përkohësisht prapa Luftëtarin me 13 pikë, por që luan të dielën ndaj Kamzës. Në kryeqytet Tirana realizoi nga dy gola për çdo pjesë, fillimisht zhbllokoi shifrat Hasani me penallti ndërsa më pas realizoi edhe Bedri Greca. Në çerek-orëshin e fundit të lojës kishte vend edhe për finalizimet e Ngoo dhe Sentamut. I ardhur në fushë nga stoli sulmuesi anglez spikati me një gol dhe një asist duke lënë shenjën e tij në këtë fitore të bardhebluve, sukses që i mungonte Tiranës prej 7 ndeshjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat