Lacio shton numrin e shqiptarëve

Futboll

Lacio shton numrin e shqiptarëve

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:40
Lacio shton numrin e shqiptarëve

Shqiptarët që luajnë te Lacio pritet të shtohen. Ekipi i të rinjve të kryeqytetit italian ka marrë në provë qëndërmbrojtësin Guri Hana. Ndërmjetës për këtë  është bërë drejtori sportiv Igli Tare. Pas provës do të merret vendimi nëse ai është i gatshëm të qëndrojë aty apo jo.

Kjo nuk është e parë për Hanën që provohet në vendin fqinj, pasi më parë ka qenë edhe te Atalanta. Aktualisht futbollisti është pjesë e 2 korrikut, ndërkohë që ka marrë ftesë edhe nga trajneri Bogdani për kombëtaren U-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat