Xhaka e Mustafi të ‘zverdhur’, Arsenali nëpër vrimë të gjilpërës

Futboll

Xhaka e Mustafi të ‘zverdhur’, Arsenali nëpër vrimë të gjilpërës

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:50
Pamje nga shënimi i golit

Arsenali nëpër vrimë të gjilpërës triumfoi me rezultat të ngushtë 1:0 në përballje me Huddersfieldin. Shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën standardë për Arsenalin, por mezi dolën me pikë të plota. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të dhe Mustafi në atë të 45+2.

Mbrojtësi shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Florent Hadërgjonaj, u aktivizua nga minuta e 60-të për Huddersfieldin dhe u angazhuan maksimalisht. Arsenali dominoi takimin, por sulmuesit saj ishin të ngathët.

Ndërkaq, Huddersfield bëri lojë shumë të mirë, sidomos në repartin e mbrojtjes, por të pafat që të kthehen me një pikë. Mustafi u zëvendësua në minutën e 66-të. Lucas Torreira në minutën e 84-të, nga afërsia dhe me gërshërë shënon për fitoren e madhe të ‘Topçinjve’ me rezultat 1:0. Arsenali renditet në vend të tretë me 34 pikë, kurse Huddersfield është i 18-ti me 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat