Sevilla barazon në Mestalla

Futboll

Sevilla barazon në Mestalla

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Sevilla barazon në Mestalla

Sevilla vazhdon me formë të mirë dhe importon edhe një pikë të rëndësishme, duke iu shkaktuar kokëçarje të fortë Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit në luftë për titullin e kampionit në Spanjë. Valencia në Mestalla barazoi me rezultat 1:1 me Sevillën, në ndeshjen e javës së 15-të.

Në minutën e 55-të, në një rrëmujë në 16-shin vendas, Pablo Sarabia doli i vetmuar dhe me një prekje pothuajse të lehtë shënon për epërsinë e Sevillës, kurse vendasit barazuan në fund të sfidës (90+3), duke iu falënderuar golit të Mouctar Diakhaby. Sevilla është në vend të dytë me 28 pikë sa ka i pari Barcelona dhe Atletico në pozitën e tretë, kurse Valencia në pozitën e 12-të me 18 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat