Reprezentuesi Kosovës me Sheffieldin barazojnë

Futboll

Reprezentuesi Kosovës me Sheffieldin barazojnë

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:28
Reprezentuesi Kosovës me Sheffieldin barazojnë

Sheffield Wed zhgënjeu tifozët e vet me barazim me rezultat 2:2 me Rotherhamin, në ndeshjen e javës së 21-të të Championship (Liga e Dytë e Anglisë). Ky barazim më shumë i shkoi për shtati mysafirëve, kurse për Sheffield Wed vetëm fitorja do ta kënaqte.  Reprezentuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, luajti tërë takimin. Sulmuesi shqiptar u angazhua mjaft por jo edhe të shënon në portën e rivalit.

Futbollisti Joao (45+1 e 64') shënoi për vendasit dhe Smith (46') e Towell (55') për mysafirët. Sheffield Wed është në vend të 14-të me 24 pikë, ka tri më shumë se Rotherham tri pozita më poshtë. Te dyja këto skuadra janë mjaft të rrezikuar, pasi që janë afër zonës që shpie një rang më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat