Kamberi ballëlart në Skoci

Futboll

Kamberi ballëlart në Skoci

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Kamberi ballëlart në Skoci

Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, me ekipin e Hibernianit dolën ballëlart nga stadiumi Hamilton. Hibernian shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Hamiltonit, në kuadër të javës së 17-të elitës së futbollit skocez. Ndeshja ka qenë e baraspeshuar, ndërsa një detaj i vogël ka vendosur fituesin.

Në minutën e 65-të, Oliver Shaw shënoi për fitoren e skuadrës së tij, duke i siguruar tri pikë domethënëse që i japin qetësi në vazhdim të kampionatit. Kamberi luajti standard dhe dëshmoi formë të mirë. Hibernian është në pozitën e tetë me 23 pikë dhe ka 10 më shumë se Hamilton në pozitën e dhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat