Sulmuesi i Kosovës me ekipin e tij shtangën gjigantin turk

Futboll

Sulmuesi i Kosovës me ekipin e tij shtangën gjigantin turk

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:54
Sulmuesi i Kosovës me ekipin e tij shtangën gjigantin turk

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, me Rizesporin luftuan me mish e më shpirt dhe ia dolën në duel me gjigantin turk Galatasaray, duke barazuar me rezultat 2:2. Muriqi luajti i plot dhe shtangën Galatasarayn në stadiumin “Turk Telekom Arena” në Stamboll.

Rodrigues (40') e Derdiyok (58') shënuan për epërsinë 2:0 të Galatasarayt, po kjo u shkri në minutat vijues nga futbollistët e Rizesporit. Umar shënoi në minutën e 67-të dhe Samudio (80’), duke barazuar rezultatin 2:2. Galatasaray është në vend të pestë me 25 pikë, kurse Rizespor i fundit (i 18-ti) me 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat