Andi Zeqiri shënon në derbin zviceran

Futboll

Andi Zeqiri shënon në derbin zviceran

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 19:22
Andi Zeqiri shënon në derbin zviceran

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, është më i merituari që Lausanne ndali një pikë në vatër të vet. Lausanne barazoi me rezultat 1:1 me Servetten, në kryendeshjen e javës së 17-të të Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). 

Një lojë e mirë dhe që përfundoi pa fitues.  Koro Kone në minutën e 35-të kaloi në epërsi Servetten, por sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri barazoi rezultatin 12 minuta (78’) pa përfunduar sfida dhe Lausannes i solli një pikë të vlefshme.

Është interesant se Zeqiri u aktivizua në lojë në minutën e 77-të dhe pas një minute realizoi gol. Servette udhëheq kreun me 34 pikë, ka shtatë më shumë se Lausanne që mban pozitën e tretë në renditjen tabelore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat