Sarri ‘leksion’ Guardiolas, buzëqesh Jurgen Klopp

Futboll

Sarri ‘leksion’ Guardiolas, buzëqesh Jurgen Klopp

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:27
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh dueli derbi i xhiros së 15-të në Premier Ligës angleze, Chelsea-Manchester City.

Londinezët kanë triumfuar me rezultat 2-0 për ta rrëzuar kampionin aktual anglez në pozitën e dytë.

N’Golo Kante realizoi në minutën e 45-të për epërsinë fillestare, para se David Luiz të shënoi me kokë 12-të minuta para fundit për shifrat përfundimtare.

Me këto tre pikë, djelmoshat e Maurizio Sarrit arrijnë në kuotën e 34 pikëve, tetë më pak se Liverpooli i pozitës së parë.

‘Qytetarët’ ndërkaq pas një kohe të gjatë zbresin në vendin e dytë me 41 pikë të tubuara, kurse Liverpooli i Jurgen Klopp tashmë kryeson Premier Ligën me një pikë më shumë sesa skuadra e Guardiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat