Befason Kimmich, shprehet i lumtur me “vuajtjet” e Bayern

Futboll

Befason Kimmich, shprehet i lumtur me “vuajtjet” e Bayern

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 21:08
Joshua Kimmich

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich e ka mbyllur me fitore edhe këtë javë, duke fituar me rezultatin 3:0 ndaj Nurnberg.

Joshua Kimmich, lojtari i Bayern, është shprehur i kënaqur me situatën e krijuar në Bundesliga dhe me „sfidën“ e Bayern për titullin.

Skuadra e Niko Kovac e gjen vetën në pozitën e dytë, me nëntë pikë më pakë se Borussia Dortmund.

„Nuk kam përjetuar asnjëherë ndonjë sezon si ky“ ka thënë Kimmich për uebsajtin zyrtar të Bayern.

„Edhe sezonin e kaluar e nisëm duke qenë mbrapa Dortmund, por këtë sezon hapësira është më e madhe“ ishin fjalët e reprezentuesit gjerman.

„Dortmund realizoi një tjetër fitore. Ja pse sezoni këtë vit është shumë emocionues“ ishin fjalët e Kimmich.

Përfundimi i sezonit është ende larg dhe do të jetë sfidë e madhe për Dortmund që ta ruaj këtë distancë me gjigantin bavarez.

Mbetet të shihet nëse Kimmich dhe shokët do t’ia dalin ta përmbysin rendtjen tabelare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat