Guardiola uron Chelsean për fitoren: Janë skuadër shumë e fortë

Futboll

Guardiola uron Chelsean për fitoren: Janë skuadër shumë e fortë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:08
Pep Guardiola

Chelsea e ka fituar super ndeshjen me Manchester City me rezultatin 2:0.

Kjo fitore ishte e para për Chelsea pas katër xhirove radhazi pa fitore në Premierligë.

Për “Citizens” në anën tjetër, ishte humbja e parë këtë edicion në kampionatin anglez.

Por, përkundër se skuadra e tij ka humbur, Guardiola ka gjetur kohën për të uruar kundërshtarin e tij.

“Urime Chelseat për fitoren” ishin fjalët e spanjollit menjëherë pas ndeshjes, 

“Erdhëm këtu dhe luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, por ata shënuan qysh në gjuajtjen e parë drejt portës” ishin fjalët e Pep.

“Ata janë një skuadër shumë e fortë” ka përfunduar Guardiola.

Me këtë humbje, skuadra e Manchester City ka humbur kreun e tabelës dhe gjen vetën në vendin e dytë me një pikë më pakë se Liverpool. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat