Start historik i Tottenham pas fitores me Leicester, kalon Chelsea-n në renditje

Futboll

Start historik i Tottenham pas fitores me Leicester, kalon Chelsea-n në renditje

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:42
Tottenham

Tottenham ka mposhtur 2-0 Leicester City-n në King Power Stadium duke u ngjitur në vend të tretë të renditjes. Skuadra e Pochettino-s ka bërë më së miri detyrën ndaj Dhelprave duke ruajtur shumë energji për ndeshjen vendimtare ndaj Barcelona-s në Champions League në mesjavë.

Trajneri argjentinas bëri rotacion të theksuar për ndeshjen e javës së 16-të duke lënë jashtë formacionit yje si Kane apo Eriksen. Ky është starti më i mirë i historisë së Tottenham në Premier League, me 36 pikë të grumbulluara në 16 javët e para të kampionatit.

Gjithsesi, pas një pjese të parë të vështirë ishte Son ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur nga distanca vetëm një minutë përpara se skuadrat të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit ishte Dele Alli ai që dyfishoi rezultatin për miqtë duke vulosur fitoren e merituar. Tottenham i është afruar Manchester City-t ndërsa ka kaluar Chelsea-n dhe me kalendarin e lehtë që ka në javët në vazhdim pritet të afrohet më tepër me kreun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat