Messi shkruan historinë e La Ligas

Futboll

Messi shkruan historinë e La Ligas

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:51
Lionel Messi

Lionel Messi ka vazhduar me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme edhe në ndeshjen kundër Espanyol.

“Pleshti” realizoi dy nga katër golat e Barcelonës, të dy këto gola të shënuara nga gjuajtjet e lira.

Me këto dy gola Messi tashmë është lider në listën e golashënuesve në La Liga, me 11 gola këtë edicion.

Por, ai ka shkruar historinë duke u bërë lojtari i parë në histori të La Ligas që shënon së paku 10 gola në 13 sezone radhazi të kampionatit elitarë spanjoll.

Në sezonin 2006/07, Messi ka realizuar 14 gola, për të vazhduar një edicion më vonë me 10 sosh.

Sezonin 2008/09  argjentinasi e përfundoi me 23 gola. 2009/10 vazhdoi me 34 gola, kurse në 2010/11 me 31.

Plotë 50 gola “pleshti” realizoi në sezonin 2011/12, kurse në sezonin 2011/12 shtoi 46. Edicioni 2013/14 përfundoi me 28 gola për Leon.

43 gola realizoi në 2014/15. Në sezonin 2015/16 realizoi 26 herë, në sezonin 2016/17 realizoi 37 herë, në sezonin 2017/18 realizoi 34 herë dhe në këtë edicion deri më tani ka realizuar 11herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat