Huesca-Real, në Spanjë luhet një ndeshje historike

Futboll

Huesca-Real, në Spanjë luhet një ndeshje historike

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 07:07
Huesca-Real

Për herë të parë në histori, Huesca, që mban vendin e fundit në renditje, do të presë Real Madrid në një ndeshje të kampionatit spanjoll. Do të ishte një befasi e madhe nëse vendasit do të arrinin të merrnin një rezultat pozitiv ndaj madrilenëve, por asnjë rezultat nuk mund të përjashtohet, duke parë ecurinë që “Los Blancos” kanë patur në këtë sezon.

Statistika

– Real Madrid ka pësuar të paktën një gol në 11 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë, ecuria e tyre më e keqe që nga maji i 2004-ës (14).

– Në shtatë rastet e mëparshme që një ekip i la Liga-s ka patur 7 ose më pak pikë pas 14 ndeshjes (Huesca ka shtatë aktualisht), ato skuadra kanë rënë nga kategoria. Ekipi i fundit që ka shmangur rënien pas një fillimit të tillë të sezonit ka qenë Logrones në 1992-93-in, që ka grumbulluar vetëm 6 pikë pas 14 ndeshjeve të para.

– Real Madrid ka përfituar nga numri më i madh i autogolave në këtë sezon të kampionatit spanjoll (dy), të dy të ardhur nën drejtimin e Santiago Solari-t.

– Vetëm Bilbao (17) ka pësuar më shumë gola në pjesët e dyta të ndeshjeve të luajtura në këtë kampionat se Huesca (16).

– Huesca (29 gola në 14 ndeshje) është skuadra e vetme e La Liga-s që ka pësuar gol në çdo ndeshje të këtij sezoni.

– Gareth Bale nuk ka shënuar asnjë gol në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit (794 minuta), ecuria më e gjatë pa gol për uellsianin në La Liga.

– Karim Benzema do të përballet për herën e parë në  kampionat me Huesca-n. Francezi ka shënuar kundër të gjithë 33 ekipeve me të cilët është përballur në La Liga.

– Trajneri i Huesca-s, Francisco Rodríguez, i ka humbur dy ndeshjet e vetme që ka luajtur kundër madrilenëve në të gjitha kompeticionet, me skuadrat e tij që nuk kanë shënuar asnjë gol dhe kanë pësuar nëntë.

– Mbrojtësi i Huesca-s, Xabier Etxeita, ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit të La Liga-s që ka luajtur si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat