Busquets i mahnitur: Messi më i miri në botë

Futboll

Busquets i mahnitur: Messi më i miri në botë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:24
Lionel Messi dhe Sergio Busquets

Lionel Messi ka treguar në ndeshjen kundër Espanyol se ai është ende një prej më të mirëve në botë.

Ai realizoi dy nga katër golat e skuadrës së tij, dhe që të dy golat i realizoi nga gjuajtjet e lira.

Për paraqitjen e tij kanë reaguar futbollistë e ish futbollistë, duke filluar nga Gary Lineker, Carles Puyol e deri tek Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Ky i fundit ka mbetur krejtësisht i mahnitur me paraqitjen e shokut të tij të skuadrës.

“Ne veçse e dimë se çfarë Messi është në gjendje të bëj dhe është kënaqësi ta shohësh atë çdo ditë” ka thënë Sergio për “Movistar”.

“Ai është i jashtëzakonshëm si në goditjet standarde edhe në lojën e hapur, për këtë arsye është më i miri në botë”, ka thënë tutje Busquets.

Me dy golat e realizuar mbrëmë, Messi është bërë lojtari i vetëm në histori të La Liga që ka realizuar 10+ gola në 13 edicione radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat