Romakët janë duke përgatitur ofertë për Weiglin

Futboll

Romakët janë duke përgatitur ofertë për Weiglin

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Romakët janë duke përgatitur ofertë për Weiglin

Seria A mund të jetë përvoja e radhës për Julian Weigl e Borussia Dortmundit. AS Roma sipas medieve italiane, është e interesuar për mesfushorin gjerman. Weigl po bën një sezon të madh me “milionerët” e Gjermanisë, dhe tashmë ai po monitorohet nga disa klube të fuqishme evropiane përfshirë edhe klubin italian, Roma.

Informacionet që vijnë nga Italia, thonë se romakët janë duke përgatitur ofertë një vit e gjysmë për futbollistin e Dortmundit.

Roma do të tentojë që lojtarin ta sjellë në kryeqytetin italian qysh në muajin janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat