Xhajiç, lidhi këlyshët dhe pijanecët e tu, harroje Kosovën

Futboll

Xhajiç, lidhi këlyshët dhe pijanecët e tu, harroje Kosovën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:07
Xhajiç, lidhi këlyshët dhe pijanecët e tu sa nuk është vonë për Ty!

Gjithnjë e më shumë po vërtetohet se klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, kampion i Serbisë, sa herë ka ardhur në Kosovën e pas luftës, ka pasur një plan apo një mision të turpshëm! Më së miri u vërtetua në ndeshjen e të shtunës (dje) kur në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, u shpalos pankarta e turpshme dhe bëhet thirrje për luftë në Kosovë! Tifozët famëkeq  “Delija” dolën me pankartën: “Armata Veriore e përgatitur për Haradinajn dhe Thaçin”.

Kjo dëshmon edhe një herë se për se ka ardhur kryetari nderi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda në Mitrovicë gjatë të premtes së kaluar, pra 30 me nëntor! Kjo dëshmon edhe një herë se në prapavijë u fsheh diçka dhe nuk ka ardhur Xhajiçi bash rastësisht me drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziq dhe drejtorin sportiv Mitar Mërkellën. Ata erdhën në protestë dhe u takuan edhe me studentë, por cila ishte prapavija? Xhajiçi me kryesinë që ka në klub, është e turpshme se si lejon që në stadium të futen pankartat nga tifozët e tij dhe të bëjnë thirrje për luftë! A thua edhe Xhajiçi është pjesë e këtij skenari?

Image

Pankarta e delijave

Përse Xhajiçi nuk i edukon këlyshët dhe pijanecët e vet, siç janë “Delija” famëkeqe!  Xhajiç, ndali këlyshët dhe pijanecët e tu, sepse me iks raste përdorni fyerje ndaj Kosovës. Xhajiç do të thoshte se nuk ka fuqi t’i ndal! Një fakt, tjetër kur Cërvena Zvezda eliminoi Trnavën e Sllovakisë dhe u kualifikua në fazën e grupeve të Champions League, në teshatore futbollistët e Zvezdës këndonin këngë nacionaliste, Kosova është zemër e Serbisë! A thua Xhajiçi as këtu nuk ka pasur ndikim! Kjo tregon faktin më të fuqishëm, se Zvezda sa herë ka ardhur në Kosovë ka bërë thirrje kundër shtetit të Kosovës. Ka bërë thirrje që klubet serbe sportive që veprojnë në territorin tonë mos ta njohin shtetin e Kosovës.

Xhajiçi i pafytyrë, duhet t’i ndal këlyshët dhe pijanecët që ka në tribunat e stadiumit, sepse kjo çfarë bëjnë është e gërditshme. Edhe asociacioni më i lart i futbollit Evropian, UEFA, duhet t’i vëzhgojë dhe t’i jap dënimin kapital këtij klubit famëkeq, që të përjashtohet edhe nga garat evropiane për shumë vite. Klub që ka tifozë që prodhojnë dhunë, klub që njihet për racizëm dhe për shumë gjëra tjera primitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat