Valverde deklarohet për ndeshjen kundër Tottenham-it

Futboll

Valverde deklarohet për ndeshjen kundër Tottenham-it

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:31
Valverde

Interi do të luajë në Champions këtë javë kundër PSV ndërsa Tottenham do të udhëtojë për në Barcelonë ku e ka fitoren detyrim nëse dëshiron të vazhdojë më tej.

Në rast të një fitorje të mundshme atyre nuk do të ju interesojë se si do të dalë Inter-PSV pasi sigurojnë automatikisht kualifikimin.

“Ne jemi një skuadër që e respektojmë shumë Championsin dhe luajmë çdo takim për ta fituar, ndaj Interi duhet të jetë i qetë sepse nuk do të hyjmë në fushë të dorëzuar”, deklaroi Valverde.

Por dilemën nëse do të jetë Lionel Messi në fushën e lojës, trajneri katalan nuk e shoi, madje shtoi se llogaritë e formacionit do t’i bëjë në bazë të interesit të Barcelonës dhe jo të atij të klubit italian.

“Nuk e di a do të luajë Messi, por duhet të dini se unë jam trajner i Barcelonës dhe nuk i bëj llogaritë në bazë të interesit të Interit, por të klubit tim”, theksoi trajneri i Barçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat