Pikë e madhe për Sandhausenin e Paçaradës

Futboll

Pikë e madhe për Sandhausenin e Paçaradës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Pikë e madhe për Sandhausenin e Paçaradës

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit, u kthyen me një pikë të vlefshme, duke luajtur baras 1:1 me Arminia Bielefeldin, në ndeshjen e javës së 16-të të Bundesliga II. Paçarada luajti tërë takimin, u angazhua maksimalisht dhe kontribuoi në barazim.

Një pikë që nuk matet as me ari, për faktin se mëtojnë t’i ikin pjesës së poshtme të tabelës. Schleusener shënoi në minutën e 46-të për Sandhausen dhe Voglsammer në atë të 79-tën për vendasit. Sandhausen është në pozitën e 17-të me 11 pikë, ka katër me pak se Arminia në vend të 14-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat