Krerët e FFK-së bënë homazhe te varri i presidentit Vokrri 

Futboll

Krerët e FFK-së bënë homazhe te varri i presidentit Vokrri 

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:42
Krerët e FFK-së bënë homazhe te varri i presidentit Vokrri 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të nënkryetarëve të KE, Bakir Burri, Agim Dibrani e Predrag Jovic, anëtarëve të KE-së, Vjollcë Krasniqi, Xhelal Broja e Ilaz Mjaku dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, në gjashtë mujorin e vdekjes së tij. Të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorë e familjarë të ish-presidentit, pastaj drejtuesit dhe futbollistët e KF ‘Llapi’, drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët” dhe dashamirë të ish-presidentit Vokrri. Me këtë rast u vendosen kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat