Inter merr lajmin e vitit para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Futboll

Inter merr lajmin e vitit para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 17:15
Inter

Pas fitores 4 me 0 ndaj Espanyolit, Ernesto Valverde ka folur rreth ndeshjes së ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës,Ernesto Valverde, ka siguruar Interin se ata do të tentojnë të fitojnë ndaj Tottenhamit.

“Messi kundër Spurs? Do të shohim të martën”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

“Unë mund ta sigurojë Interin se do të tentojmë të fitojmë, pa marrë parasysh se cilin lojtar do ta vendosi në fushë.

“Klubi ynë respekton Ligën e Kampionëve dhe e shikon çdo ndeshje me një rëndësi të madhe, pa marrë parasysh se a jemi të kualifikuar a jo”, ka shtuar më tej Valverde.

Inter do të përballet me PSV-në, ndërsa me një fitore të tyre dhe me atë të Barcelonës, mund ta kalojnë grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat