Flamurtari kthehet të fitorja - Bota Sot
Flamurtari kthehet të fitorja

Futboll

Flamurtari kthehet të fitorja

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Flamurtari kthehet të fitorja

Java e 16-të e kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur me ndeshjen e luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Laçit, dy skuadra që luftojnë për një vend në Europë.

Një sfidë kjo që është fituar nga vendasit me rezultatin 1-0 falë një goditje të Danilo Alvesh, e cila është devijuar nga mbrojtja mike, duke e bërë ta pakapshëm topin për portierin Selmani në minutën e 43-të të pjesës së parë.

Vlonjatët kanë qenë ta pafat në minutën e 56-të të pjesës së dytë, kur roveshata e Alvesh brenda zonës së rreptësisë është ndalur nga traversa. 12 minuta para fundit, kurbinasit kanë patur një rast të mirë për të shënuar me Xhixhën, por Koliçi ka shpëtuar rezultatin me një pritje fantastike.

Fati i ka buzëqeshur ekipit të Dajës dy minuta para fundit, me goditjen e Altiparmakosvki që është ndalur nga shtylla. Xhixha është munduar ta shtyjë në rrjetë topin, por ka shkaktuar faull ndaj portierit Koliçi.

Ka qenë një sukses i rëndësishme për lojtarët e Dajës, që vinin nga një humbje befasuese të pësuar kundër Kastriotit të vendit të fundit në javën e 15-të.  Falë këtyre tri pikëve, Flamurtari, që mbetet në vendin e gjashtë, ka shkuar në 25 pikë në renditje, vetëm një larg Laçi-t dhe pesë larg zonës europiane.

Të dy këto skuadra do të luajnë në shtëpi në javën e 17-të, me kuqezinjtë që do të presin Kamzën, ndërsa Laçi ekipin e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat