Sarri tregon se a do të luajë Hazard si sulmues fals

Futboll

Sarri tregon se a do të luajë Hazard si sulmues fals

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri duket se do t’i ndryshojë pozicionin Eden Hazardit.

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka thënë se ai është shumë i kënaqur nga performanca e Eden Hazard ndaj Manchester Cityt si sulmues fals.

Italiani ka thënë se ai po e shqyrton idenë që belgu të luajë si 9-sh fals në ndeshejt e ardhshme.

“Jam shumë i kënaqur nga loja e Eden Hazard ndaj Manchester Cityt”, tha fillimisht Sarri,

“Sulmues fals? Jam duke e menduar atë gjë. Loja e tij si sulmues fals më ka impresionuar, andaj pse mos të luajë në atë pozicion në ndeshjet e ardhshme”, ka shtuar më tej trajneri i bluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat