Kaka ia kthen shpinën Milani-t

Futboll

Kaka ia kthen shpinën Milani-t

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Leite Kaka

Leite Kaka-s i ka mbetur mendja në Paris.

Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Kaka po mendon ende se çfarë të bëjë si i rritur: studion për drejtues, disa kohë më parë u takua me drejtuesit e lartë të Milan, por nuk do të refuzonte kurrsesi një eksperiencë në Francë: 

“Do të ishte fantastike të punoja te Paris Saint-Germain, nëse do të mbërrinte shansi, do të më interesonte të bëj rolin e drejtorit sportive. E njoh mirë presidentin Nasser Al-Khelaifi, është një person fantastik. Do të ishte një eksperiencë madhështore”, deklaroi braziliani.

Në një intervistë për “Le Parisien”, Kaka ka treguar edhe një prapaskenë që daton në vitin 2003: “

Kur u largova nga San Paolo për t’u transferuar te Milan, klubi dhe Leonardo kishin menduar të më huazonin te PSG për një sezon. Por kur mbërrita në Milanello preferuan të më mbanin dhe nga aty e më pas shkoi gjithçka më së miri, duke fituar menjëherë një titull kampion në Seria A”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat