Zbulohet çfarë u tha Ancelotit lojtarëve të Napolit para ndeshjes me Liverpoolin

Futboll

Zbulohet çfarë u tha Ancelotit lojtarëve të Napolit para ndeshjes me Liverpoolin

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Carlo Ancelotti

Napoli do të përballet me Liverpoolin në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.

Napoli ka arritur në Angli, ku do të përballet me Liverpoolit në ‘Anfield’.

Skuadra italiane do të tentoj ta mposht atë angleze, për të kaluar tutje në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Carlo Ancelotti ka mbajtur një takim të gjatë me lojtarët në Angli, duke u kërkuar që ata të luajnë me zemër.

“Na duhet një zemër e nxehtë dhe një gjak i ftohtë”, thuhet t’u ketë thënë trajneri italian lojtarëve të Napolit.

Në rast të fitores, napolitanët kalojnë së bashku me PSG-në në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpool do të luante në Evropa Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat