Welbeck drejt largimit nga Arsenali

Futboll

Welbeck drejt largimit nga Arsenali

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:03
Danny Welbeck

Sulmuesi anglez nuk pritet të vazhdojë kontratën me Topçinjtë.

Ky do të jetë sezoni i fundit i Danny Welbeck me fanellën e Arsenalit.

Sulmuesi i transferuar në Emirates n vitin 2014, ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Topçinjtë dhe pikërisht në fund të sajë do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Unai Emery.

28-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi, pasi ekipi që ka shfaqur më shumë interes është pikërisht Galatasaray.

Sulmuesi luan prej 2014-ës me londinezët, teksa është aktivizuar për 88 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 16 gola.

Aktualisht ai është i lënduar dhe do të mungojë për tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat