David Luiz i shpreh dashurinë Chelseat: Dua të qëndroj këtu

Futboll

David Luiz i shpreh dashurinë Chelseat: Dua të qëndroj këtu

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
David Luiz

Mbrojtësi brazilian dëshiron të vazhdojë kontratën me Blutë.

David Luiz ka treguar që e dashuron Chelsean dhe se synimi i tij është ta vazhdojë kontratën me klubin londinez.

Ndonëse sezonin e shkuar ai luajti shumë pak, me ardhjen e Maurizio Sarrit, Luiz është kthyer në një prej shtyllave të mbrojtjes.

Futbollisti ka thënë se është në bisedime për vazhdimin e kontratës.

“Jemi ende duke folur, të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka thënë Luiz.

“E dua këtë klub dhe të gjithë e dinë se dua të qëndroj këtu”.

“Po mundohem ta shijoj çdo ditë në këtë klub. Pastaj do të gjejmë atë që është më e mira, si për mua ashtu edhe për Chelsean”, ka përfunduar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat