Selektori spanjoll Enrique po përballet me një problem të madh

Futboll

Selektori spanjoll Enrique po përballet me një problem të madh

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:11
Luis Enrique

Një problem i ri është paraqitur për trajnerin i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique.

Kombëtarja e tij nuk ka pasur probleme të gjej golin në ndeshjet e fundit, megjithatë, mangësia qëndron tek fakti që shumë pak të tillë kanë ardhur nga sulmuesit.

Tashmë, edhe më keq qëndron situata, kur njëri prej sulmuesve kryesorë spanjoll, po përjeton një krizë golash.

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo, ka shkuar plotë 23 orë lojë pa shënuar gol, shkruan “Marca”.

Që nga goli i shënuar në fillim të sezonit kundër Atletico Madrid, në gusht, lojtari nuk ka gjetur më rrugën e golit.

Sezonin e kaluar lojtari kishte shkëlqyer, madje fitoi edhe vendin në kombëtare për Kupën e Botës në Rusi, si dhe zgjoi interesimin e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat