Pochettino i frikësuar: Barcelona mund ta “vjedh” Kane - Bota Sot
Pochettino i frikësuar: Barcelona mund ta “vjedh” Kane

Futboll

Pochettino i frikësuar: Barcelona mund ta “vjedh” Kane

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 06:57
Kane dhe Pique

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është i frikësuar nga Barcelona, jo për ndeshjen e së martës, por për yllin e skuadrës, Harry Kane.

Ai ka thënë se ekziston mundësia që Barcelona apo ndonjë skuadër tjetër ta “vjedh” Kane nga skuadra e tij.

Anglezi së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”, si zëvendësues potencial i Luis Suarez.

“Jemi në dijeni se shumë skuadra, si në La Liga, ashtu edhe në Premierligë, kanë kapacitetet për të rrëmbyer Harry Kane” ka thënë Pochettino në konferencën për shtyp.

“Ka ndodhur edhe në të kaluarën. Real Madrid nënshkroi me Ronaldon, Barca morri Coutinhon nga Liverpool. Ka ndodhur në mënyra të ndryshme dhe do të ndodh edhe në të ardhmen. Jam i sigurt” ka thënë tutje argjentinasi.

Më herët, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka cilësuar sulmuesin anglez si të jashtëzakonshëm.

Përveç Harry Kane, emri që është përmendur për të zëvendësuar Luis Suarez është edhe ai i Roberto Firmino të Liverpool.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...