‘Dridhet’ Bayern Munich, ylli i tyre po pensionohet në moshën 25 vjeçare

Futboll

‘Dridhet’ Bayern Munich, ylli i tyre po pensionohet në moshën 25 vjeçare

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:04
Foto

Bayern Munich mund ta humbet një lojtar shumë të rëndësishëm.

Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman, ka thënë se ai është shumë afër të pensionohet nga futbolli edhe pse është vetëm 25-vjeçar.

Lojtari francez ka bërë të ditur se nëse pëson një tjetër lëndim serioz, atëherë do të pensionohet nga futbolli.

“Ishte një vit tejet i vështirë”, ka thënë Coman,

“Kur e lëndoj veten, atëherë është fundi i botës për mua.

“Shpresoj që mos ta përjetoj më atë që kam kaluar. Mjaftë është mjaftë. Nuk do ta pranoj një operacion të tretë – duket se këmba ime nuk është bërë për këtë nivel.

“Do ta jetoj një jetë tjetër, një jetë ku do të isha më pak i njohur”, ka shtuar më tej francezi.

Coma u transferua në verën e vitit 2015 te Bayern Munich nga Juventusi për një shumë rreth 30 milionë euro, e që shihej si zëvendësues ideal i Franck Riberys, por që lëndimet po e lënë atë jashtë fushe për shumë kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat