Ospina i ka dy fjalë për Kloppin para përballjes në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ospina i ka dy fjalë për Kloppin para përballjes në Ligën e Kampionëve

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:33
Ospina dhe Klopp

Napoli do të përballet sonte me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të vendosë se a do ta kalojë grupin Liverpool apo Napoli.

Dy skuadrat do të përballen sonte në ‘Anfield’, ndërsa David Ospina ka thënë se ai beson se mund t’i mposhtin të kuqtë.

“Liverpool ka treguar se janë një ekip i mrekullueshëm – nuk janë vetë në një lojtar dhe për këtë ata kaluan në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar”, ka thënë portieri i Napolit, 

“Ata janë të mirë individualisht, por që janë zhvilluar shumë edhe si ekip dhe të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjnë atë në fushë. Të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por qe ne kemi një trajner të madh dhe lojtarë të mirë.

“Kjo është një mundësi e artë për ne, andaj ne duhet ta marrim atë dhe të kalojmë tutje në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej Ospina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat