Liga e Kampionëve, Inter dhe Liverpool kërkojnë kualifikimin

Futboll

Liga e Kampionëve, Inter dhe Liverpool kërkojnë kualifikimin

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Sot në mbrëmjë do të luhet ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Uefa Champios League.

Në xhiron e fundit të fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, Liverpooli dhe Interi janë në kërkim të rezultateve mjaft të vështira për t’u arritur, në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në këtë garë.

Interi do të presë PSV-në në San Siro, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në fazën me eleminim direkt.

Megjithatë edhe në rast ftoreje Zikaltrit nuk e kanë të sigurtë kualifikimin, kualifikimi ngelet në dorën Barcelonës . Katalanasit e kanë siguruar kualifikimin dhe vëndin e parë në Grupin B. Ndërsa Tottenhami do të kërkojë fitoren për tu kualifikuar në fazën me eleminim direkt.

Ne Grupin B vetëm PSV-ja ka dalë jashë gare duke luajtur thjesht për statistikë ndaj Interit.

Për t’u kualifikuar në fazën e radhës, Liverpooli do të duhet ta mposhtë Napolin në Anfield me një epërsi prej dy golash. Kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur pasi që Napoli është në krye të grupit D, me tri pikë më shumë se Liverpooli.

Lista e plotë e ndeshjeve që zhvillohen sonte:

18:55: Galatasaray - FC Porto

18:55: Schalke - Lokomotiv Moscow

21:00: Barcelona - Tottenham

21:00: Club Brugge KV - Atl. Madrid

21:00: FK Crvena Zvezda - Paris SG

21:00: Inter – PSV

21:00: Liverpool -Napoli

21:00: Monaco - Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat