Barcelona e dënon Dembelen

Futboll

Barcelona e dënon Dembelen

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 00:49
Ousmane Dembele

Sulmuesi francez thyen edhe njëherë rregullat brenda skuadrës.

Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, u paraqit në qendrën stërvitore dy orë me vonesë gjatë të hënës.

Si pasojë e kësaj vonese, klubi katalanas ka vendosur ta gjobisë me 100 mijë euro 21-vjeçarin.

Nuk është hera e parë që kampioni i botës bën sjellje të tilla dhe nuk është i disiplinuar. Ai u stërvit i veçuar, pasi mbaruan përgatitjet shokët e tij të skuadrës.

Francezi rikthehet të bëjë sërish sjellje të pahijshme, teksa të njëjtin episod e bëri një muaj më parë.

Nëse Dembele do të vijojë sërish me këto gjëra, gjoba do të rritet shumëfish dhe më pas largimi do të jetë i paevitueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat