Mbappe: Ja çfarë do të na ndodhë në Beograd

Futboll

Mbappe: Ja çfarë do të na ndodhë në Beograd

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:39
Mbappe: Ja çfarë do të na ndodhë në Beograd

Neymar pritet të jetë i aftë të luajë ndaj Crvena Zvezda në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ka thënë trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Kapiteni i Brazilit u zëvendësua në barazimin e Ligue 1, në Bordeaux, më 2 dhjetor, pasi pati shqetësime në ijë. Për pasojë, ai e humbi ndeshjen e PSG në vijim, një barazim tjetër në Strasburg, për shkak të lëndimit.

Parisienët nuk luajtën në fundjavë, pasi ndeshja e tyre kundër Montpellier u shty për shkak të protestave civile në kryeqytetin francez, duke i dhënë Neymar një shans për të vijuar riaftësimin.

Tuchel shpreson se asi brazilian do të jetë në dispozicion të tij për ballafaqimin me serbët, një fitore ndaj të cilëve do t’i kualifikojë në Grupin C.

Partneri i Neymar, Kylian Mbappe, ndjen gjithashtu se braziliani do të jetë në formë të mirë ndaj Crvena Zvezdas, në Beograd, ku parashikohet një atmosferë e frikshme: “Me Neymarin jemi më të fortë. Nuk besoj se ka problem për një lojtar si ai. Do të jetë në fushë dhe do të demonstrojë cilësitë e tij, për të na ndihmuar të fitojmë”, tha Mbappe.

“Në grupin tonë ka qenë një rivalitet i madh. Në Beograd është një eksperiencë e re. Kurrë nuk kam qenë në Serbi, në nivelin profesional. Ne vijmë për kualifikim, nuk do të kemi shumë kohë për të parë e dëgjuar tifozët”, shtoi ai.

“Vijmë pas fitores ndaj Liverpool, ku bëmë diçka të bukur. Kemi treguar se mund t’i përgjigjemi intensitetit të një loje të Ligës së Kampionëve. Do të duhet ta bëjmë përsëri, në Beograd”, përfundoi Mbappe në konferencën për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat