Messi bëhet me aeroplan privat luksoz

Futboll

Messi bëhet me aeroplan privat luksoz

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Messi

Yllit argjentinas i është dhënë në shfrytëzim një aeroplan privat.

Si një prej më të mirëve që ka luajtur ndonjëherë futboll, Lionel Messi meriton të udhëtojë me një aeroplan model.

Image

Ai tani ka aeroplanin e tij privat, me të cilin mund të shëtisë botën me familjen dhe shokët mes një luksi të madh.

Një kompani argjentinase e ka modifikuar aeroplanin enkas për 31-vjeçarin, që brenda do të ketë kuzhinën, dy banjo, 16 ulëse të cilat edhe mund të shtrihen dhe të formojnë tetë krevate për të fjetur.

Image

Në pjesën e jashtme, është vendosur nënshkrimi i numrit 10 dhe kushdo që e sheh do ta dijë se Messi ka ateruar me aeroplanin e tij.

Madje në shkallët e aeroplanit janë të shkruar edhe emrat e gjithë familjes së tij, duke filluar nga Leo, gruaja Antonella dhe tre fëmijët, Thiago, Ciro e Mateo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat