Yjet e Juventusit darkojnë së bashku për festat e fundvitit

Futboll

Yjet e Juventusit darkojnë së bashku për festat e fundvitit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Yjet e Juventusit

Mbrëmja e së martës në Torino ka nisur me atmosferën e festimeve pasi futbollistët e Juventusit darkuan së bashku.

Klubi ka bërë një nisje fantastike të këtij sezoni në Seria A, duke regjistruar 14 fitore në 15 ndeshjet e para të sezonit, shkruan “Sportmediaset”.

Në këtë mbrëmje festive ata kanë pasur mundësinë të ndajnë suksesin me të gjithë stafin dhe legjendat e ekipit, si Pavel Nedved.

Lojtarët ishin kujdesur që të dukeshin elegantë në këtë mbrëmje, kryesisht kostume një ngjyrëshe. Ndërsa Ronaldo është shoqëruar nga bukuroshja Georgina e cila ka zgjedhur një veshje të zeze dhe shumë elegante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat