Hetemi shënon dhe i siguroi pikë Dortmundit

Futboll

Hetemi shënon dhe i siguroi pikë Dortmundit

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Hetemi shënon dhe i siguroi pikë Dortmundit, Foto Christof Koepsel

Talenti nga Kosova, Rilind Hetemi, është hero i skuadrës së Dortmundit U-19, e cila në dhjetë minutat e fundit siguroi barazimin me rezultat 1:1 në konak të Monacos, në ndeshjen e xhiros së fundit të kualifikueseve të Champions League. Ai luajti nga minuta e 77-të, por i mjaftoi për të shënuar golin e barazimit pikërisht në minutën e 79-të.  vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të përmes Jiddou, por Dortmundi mbetet me një futbollist me pak nga minuta e 37-të, kur Bakir u përjashtua me karton të kuq. Hetemi për 13 minuta sa u paraqit, dha maksimumin dhe është edhe një dëshmi, se po vjen edhe një yll i ri shqiptar në skenën evropiane.  Dormundi U-19 nuk arriti të kualifikohet më tej në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat