Ish portieri i mirënjohur: Kur iu afrova Hashim Thaçit, ju dridh këmba...

Futboll

Ish portieri i mirënjohur: Kur iu afrova Hashim Thaçit, ju dridh këmba...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:38
Hashim Thaçi

Ish portieri i mirënjohur i Kosovës, Esat Mehmeti, ka treguar një detaj interesant apo të pathënë deri me sot në opinion! Mehmeti është prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave që ka pasur Kosova!  “Komiteti Olimpik Feston: 4 vjetorin e pranimit... URIME KOSOVË..! Urime Toni Kuka , Majlinda... Urime president Hasani... SHPEJTË u HARRUAM nuk u ftuam...!? Eh, sa me vështirësi erdhëm këtu ku jemi sot...! Secili sportist në mënyrën e vet e ka dhanë , kontributin , me sa ka pas mundësi! Shumë ngjarje më kujtohen në organizimin e ditës Olimpike! Pa dyshim unë me disa emra të njohur të futbollit, si Luan Prekazi, Rafeti, Erda, Cima, Bellopoja...  dhe boksierët, si M. Bogujevci, Xh.Peci , Salihu...Muqiqi etj. ishim një nga ata 40-50 veta që ishim krah i presidentit Hasani... Më kujtohet kurë e luajtëm një lojë futbolli,KOK-u me Udhëheqësit e lartë të politikës që i printe presidenti Fatmir Sejdiu, Thaçi , Bajram Rexhepi, M. Kusari-Lila....etj Një penallti e gjykuar për politikanët...!?

Image

Esat Mehmeti e Erdogan Celina 

Topin në pikën e bardhë e vendosi Hashim Thaçi... unë isha në portë, iu afrova para se me shutue dhe i thashë: kurrë s’ka gol... nga frika, ju dridh këmba e topi erdhi drejtë në duart e mija ...!? Pas ndeshje shkuam për nga një kafe bashkë me zyrtar të lartë ndërkombëtar dhe vendor në Pallatin e rinisë... Edhe pse nuk jemi ftuar ne disa emra ... në manifestim... jemi krenar për kohërat e vështira... Faleminderit Komitet Olimpik ... POLITIKË larg sportit ... keni punë tjera!?”, ka shkruan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat