Klopp i mahnitur nga Alisson: Do të paguaja dyfishin për ta blerë

Futboll

Klopp i mahnitur nga Alisson: Do të paguaja dyfishin për ta blerë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:34
Klopp dhe Alisson

Portieri brazilian ka qenë shpëtimtar i Liverpoolit në ndeshjen e mbrëmshme.

Liverpoolit i ka mjaftuar fitorja 1-0 mbrëmë ndaj Napolit për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, falë një goli nga Mohamed Salah në pjesën e parë.

Megjithatë, në fund heroi ishte portieri brazilian Alisson Becker, i cili bëri një pritje fantastike ndaj Milik në minutat e fundit të takimit.

Për këtë arsye, trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes u ndal në mënyrë të veçantë te braziliani, i cili në verë kushtoi mbi 70 milionë euro.

“Portieri ynë ka bërë pritjen e sezonit”, deklaroi Klopp.

“Nuk kam ide se si e ka pritur atë top. Duhet t’i jemi falënderues Zotit që e kemi”.

“Po ta dija që është kaq i mirë, do të paguaja dyfishin për të. Mendoj se askush nuk ka pritur që ai do ta mbronte atë top në fund”, ka theksuar gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat