Të hënën hidhet shorti në Champions League, ja gjithçka që duhet të dini!

Futboll

Të hënën hidhet shorti në Champions League, ja gjithçka që duhet të dini!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League dhe pas kësaj klubet do ta presin shortin për të mësuar kundërshtarët e tyre në fazën me eliminim direkt.

Shorti do të mbahet më 17 dhjetor në Nyon të Zvicrës. Ora e kësaj ngjarjeje nuk është konfirmuar ende nga UEFA, por tashmë zyrtarisht dihet 15 skuadra nga 16 që kanë siguruar kualifikimin.  

Këtyre skuadrave do t’i bashkohet edhe një skuadër, ose Lyoni ose Shakhtari. Për këtë vend do të luftojnë këto dy ekipe sonte në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin NSC Olimpiyskiy. Shakhtarit i duhet fitorja, ndërsa Lyonit i mjafton edhe barazimi për ta siguruar kualifikimin.

15 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin:

AjaxAtletico MadridBarcelona (fitues i grupit)Bayern MunichBorussia Dortmund (fitues i grupit)JuventusLiverpoolManchester CityManchester UnitedParis Saint-Germain (fitues i grupit)Porto (fitues i grupit)RomaReal Madrid (fitues i grupit)SchalkeTottenham

Si funksionon shorti?

Tetë fituesit e grupeve do të ndeshen me tetë skuadrat që janë kualifikuar nga vendet e dytë në grupet përkatëse.

Ndeshja e para do të zhvillohet me 12 dhe 13 ose 19 dhe 20 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 dhe 6 ose 12 dhe 13 mars.

Pas këtyre ndeshjeve, shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të zhvillohet më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat